Hajduti shqiptar hyn në banesën e 28-vjeçares dhe tenton ta përdhunojë, pas një orë torturash vajza…

Hajduti shqiptar hyn në banesën e 28-vjeçares dhe tenton ta përdhunojë, pas një orë torturash vajza…

14:23, 24/02/2024
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Keratsini të Greqisë, ku një hajdut 30-vjeçar ka hyrë në një shtëpi dhe ka tentuar të përdhunojë 28-vjeçaren që banonte aty. Shqiptari hyri në një shtëpi në rrugën “Feron” në Keratsini dhe kur pa bullgaren duke fjetur në banesën e saj tentoi ta përdhunonte.

E reja 28-vjeçare ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cili e ka goditur dhunshëm. Ai më parë ishte dënuar sërish për tentativë përdhunimi dhe ishte nën masën “detyrim paraqitje”. Më pas, i riu nga Shqipëria ka tentuar ta përdhunojë nën kërcënimin e thikës, ndërsa ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit. Pas një ore mundim, 28-vjeçarja ka arritur të kafshojë përdhunuesin, i cili është arratisur.

E plagosur në fytyrë e duar, ajo ka denoncuar ngjarjen në polici. Efektivët e policisë kanë mbërritur të enjten në gjurmët e autorit 30-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë vënë në pranga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco