Athinë, alarm për bombë në ambasadat izraelite, egjiptiane dhe amerikane

Athinë, alarm për bombë në ambasadat izraelite, egjiptiane dhe amerikane

10:54, 23/02/2024
A+ Aa A-

Persona të panjohur telefonuan kanalet televizive greke dhe raportuan se në orën 11:30 do të shpërthente bomba në ambasadat izraelite, egjiptiane dhe amerikane në Athinë.

Media greke Protothema raporton se alarmi është dhënë mëngjesin e së premtes ku persona anonimë kanë telefonuar televizionet SKAI, Kontra dhe OPEN dhe kanë raportuar se në orën 11:30 do të shpërthejnë bomba në tre ambasadat.

SKY- t iu tha se bomba do të shpërthente në ambasadën amerikane, OREN-it se bomba do të shpërthente në ambasadën egjiptiane dhe Kontra se bomba do të shpërthente  në ambasadën izraelite.

Forcat e Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive ndodhen në vendngjarje. Pas një kontrolli të jashtëm, nuk u gjet asgjë. Një inspektim do të vijojë edhe brenda ambasadave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco