Ali Ahmeti propozon Bujar Osmanin, kandidat për President të Maqedonisë së Veriut

Ali Ahmeti propozon Bujar Osmanin, kandidat për President të Maqedonisë së Veriut

11:41, 22/02/2024
A+ Aa A-

Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka propozuar sot Bujar Osmanin si kandidat për President të Maqedonisë së Veriut. Shqiptari Bujar Osmani mban postin e Ministrit të Punëve të Jashtme edhe në qeverinë teknike të drejtuar nga Talat Xhaferri, e cila u krijua për të zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale në këtë vend. 

Në një njoftim në Fb, Ahmeti shkruan: "Ju ftoj të bëhemi bashkë për referendumin më të rëndësishëm të kohës që ti themi Jo, Rusisë, Po Europës! Ta zgjedhim Presidentin dhe Zëvendës Presidentin me 2/3 e votave dhe me shumicë të dyfishtë të Badinterit. Bujari t’i prijë këtij ndryshimi që ne e kërkojmë edhe në programin tonë të vitit 2016 edhe atë të 2020.  Hapja e Kushtetutës për çështjen e Presidentit, do të mundësojë edhe miratimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe vazhdimin e integrimit europian," nënvizon ai.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet më 24 prill 2024, kurse raundi i dytë, së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco