Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pas fermerëve edhe bletërritësit grekë dalin në protestë! Këtë herë rrugët e Athinës ‘pushtohen’ nga kamionët, ja kërkesat e tyre

Pas fermerëve edhe bletërritësit grekë dalin në protestë! Këtë herë rrugët e Athinës ‘pushtohen’ nga kamionët, ja kërkesat e tyre

09:40, 22/02/2024
A+ Aa A-

Pas fermerëve edhe bletërritësit grekë janë në grevë.

Vetëm një ditë mbas protestës së mbajtur në Athinë të fermerëve grekë, këtë herë në shesh kanë dalë edhe bletërritësit.

Sikundër fermerët, edhe ata kërkojnë subvencione nga shteti, kredi te buta, ribursime të karburantëve, por edhe sanksione dhe kufizime të importit të mjaltit që hyn nga Kina dhe Turqia me kosto më të ulët.

Bletërritësit thonë se kostot e tyre tejkalojnë parashikimet, ndërsa kërkuan subvencion për çdo koshere ose mbështetje ekonomike për çdo kg mjaltë të prodhuar.

Gjithashtu bletërritësit kërkuan të hiqen kufizimet për t’ju shërbyer bletëve të tyre në zonat pyjore në verë, për shkak të ndalimit të tyre për të ndezur tymueset, prej frikës së zjarreve në pyjet e vendit, një problem ky evident që i pengon ndjeshëm ata të marrin prodhimin e duhur të bletarisë.

Ata protestuan me kamionët e tyre në qendër të Athinës, duke bllokuar rrugën para Parlamentit në sheshin Sindagma.

Qeveria thotë se ka pak hapësira për t’i plotësuar kërkesat e bletërritësve, por kërkesat e tyre do t’i transferojë në Bruksel, atje ku edhe vendoset sasia e ndihmave dhe subvencioneve europiane për çdo produkt të prodhuar prej fermerëve europiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco