Kryeministri grek nga Beogradi: Greqia nuk ndërron qëndrim, s’e pranojmë Kosovën

Kryeministri grek nga Beogradi: Greqia nuk ndërron qëndrim, s’e pranojmë Kosovën

12:59, 12/02/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e shtetit të tij në raport me njohjen e Kosovës, shtet të pavaruar e sovran.

Nga Beogradi, ku po qëndron në një vizitë zyrtare, ku u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shefi i qeverisë greke theksoi se dialogu siç e quan ai mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte temë diskutimi.

“Presidenti, Vuçiq, më njoftoi për dialogun me Prishtinën. Ju e dini që qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, dhe ne besojmë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy plaëve. Kjo, do t’i ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme , stabilitetin në rajon që është qëllimi për të gjithë ne.”,theksoi Mitsotakis.

Mitsotakis, shtoi se “me shqetësim po i përcjellim zhvillimet e muajve të fundit”. Kurse shtoi se integrimi i krejt Ballkanit Perëndimor në BE, është synim strategjik i republikës helene, njofton Klankosova.tv.

Kurse Vuçiq, gjatë konferencës për media me kryeministrin nga Athina, shtoi se “Serbia dhe Greqia , gjithnjë i kanë përkrahur njëra tjetrës integritetin territorial, dhe unë besoj që kështu do të jetë gjithnjë, në të ardhmen”.

Greqia, bashkë me Spanjën, Qipron, Rumaninë, e Sllovakinë përbëjnë pesëshen e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

BE-ja, ka 27 vende anëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco