Katër viktima nga masakra në Athinë, 70-vjeçari qëlloi në drejtim të punonjësve pasi u pushua nga puna

Katër viktima nga masakra në Athinë, 70-vjeçari qëlloi në drejtim të punonjësve pasi u pushua nga puna

11:36, 12/02/2024
A+ Aa A-

Tre punonjës dhe vetë autori mbetën të vdekur nga masakra në një kompani detare në Athinë.

Autori 70-vjeçar i sulmit  kreu vetëvrasje, pasi kuptoi se ishte rrethuar nga policia. Ai hyri në kompani pak pas orës 10:00 sipas orës lokale dhe hapi zjarr ndaj punonjësve.

Personi që shkaktoi masakrën është një ish punonjës i kompanisë i cili është pushuar para pak kohësh nga detyra e tij në të njëjtën kompani.

Autori qëndroi i armatosur në katin e dytë të godinës që sulmoi, ndërsa zona u rrethua nga forca të shumta policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco