Panik në Athinë/ E pushuan nga puna, rikthehet në kompani dhe qëllon me armë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Panik në Athinë/ E pushuan nga puna, rikthehet në kompani dhe qëllon me armë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

10:49, 12/02/2024
A+ Aa A-

Një ish-punonjës është rikthyer në kompaninë në Athinë ku e pushuan nga puna dhe ka qëlluar me armë.

Raportohet se nga të shtënat me armë ka 1 viktimë dhe dy të plagosur, ndërsa policia greke ka shkuar në vendngjarje.

Autori ndodhet në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa nuk ka pranuar të vetëdorëzohet.

Sipas informacioneve të para, autori është një ish-punonjës, me origjinë egjiptiane, i cili është shkarkuar nga puna. Sipas protothema, ai ka qenë përgjegjës në kompani për vite me radhë.

Policia nuk ka mundur të hyjë në ndërtesë pasi personi i armatosur është ende brenda.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco