Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Vuçiç: S'më bëhet vonë në më ofendon Zaevi, më intereson vota e tij kundër Kosovës

Vuçiç: S'më bëhet vonë në më ofendon Zaevi, më intereson vota e tij kundër Kosovës

11:59, 19/05/2017
A+ Aa A-

“Nuk do të doja t’i komentojë marrëdhëniet në Maqedoni. Mua nuk më shqetëson kur më ofendoni, për mua është me rëndësi sesi do të silleni ndaj Serbisë. Nëse e kritikova Maqedoninë, e kritikova sepse votuan për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, u tha Vuçiç gazetarëve në Oxhanci, duke komentuar deklaratën e djeshme të Zaev se nuk i vjen mirë të dëgjojë “sesi Serbia flet për Maqedoninë”.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se i intereson vetëm sesi Maqedonia do të sillet ndaj Serbisë dhe sipas tij nuk ka rëndësi “kur e ofendon”, mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Vuçiç shtoi se do të shohë si Maqedonia do të sillet ndaj votimit të ri për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Zoran Zaev ditë më parë për televizionin “N1” deklaroi se nuk i vjen mirë në çfarë mënyrë Serbia i komenton zhvillimet në Maqedoni, por ai do të përpiqet të ketë marrëdhënie të mira me Beogradin.

“Shihni, Vuçiç zhvillonte fushatë dhe tekstualisht në çdo paraqitje fliste për ndonjë ‘skenar maqedonas’. Për fat të keq, për mua kjo ishte e pakëndshme për të dëgjuar, si fqinji jonë flet për Maqedoninë”, tha Zaev.

Ndaj deklaratës së Zaevit dje reagoi edhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç.

Ai vlerësoi se mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, me deklaratat e tij i cenon marrëdhëniet e Beogradit dhe Shkupit dhe se ofendimet që i drejton ndaj udhëheqësisë serbe sigurisht se do të ndikojnë në marrëdhëniet bilaterale. “Serbia sigurisht se nuk do t’i lejojë askujt, e as Zaevit, që ta nënçmoj, ndërsa raporti ndaj autoriteteve në Shkup në të ardhshmen do të jetë reciprok ndaj sjelljes së tyre ndaj Serbisë”, theksoi Daçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery20/05/2017 11:52

S ke faj ti Vuciq...faj ka studenti shqiptar i Kosoves qe ta kenaqte nenen duke mos zhdrypur me vite nga trupi i saje kur punonin bashk ne Radio Tv e Serbise ne Beograd gjate viteve të 70-ta dhe, pastaj erdhi ti ne jete qe sot ,per qudine tone , u shendrove ne nji monstrum antishqiptari qe ka njohur Serbija por ,pavaresishte kesaje sjelljeje tende antishqiptari , nena jote , të jeshe i sigurte se s do ti harroje kurre ato nete të gjeta me studentin shqiptar permbi , e ditet të lumtura të kaluara krahe studentin shqiptar neper ruget e Beogeadit dhe parkun e Kalemegdanit

Shto koment

Denonco