Politikani serb: Vuçiç, kërcënim për gjithë rajonin - po kontrollon këto dy shtete të Ballkanit

Politikani serb: Vuçiç, kërcënim për gjithë rajonin - po kontrollon këto dy shtete të Ballkanit

12:16, 19/12/2023
A+ Aa A-

Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar të hënën në qendër të Beogradit, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në kryeqytetin serb më 17 dhjetor që nxorën fituese partinë e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” e thirri këtë protestë, pasi pretendon se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Beograd “është rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve”.

Politikani serb Nenad Çanak tha në një intervistë për Euronews Albania se Vuçiç është kërcënim për gjithë rajonin pasi ai po e shtrin pushtetin e tij edhe në Bosnjë dhe në Mal të Zi.

 “Absolutisht po, e prisja këtë fitore aq të thellë të Vuçiç. Në këtë moment Vuçiç po kontrollon jo vetëm të gjitha mediat në Serbi dhe të gjitha burimet  shtetërore po edhe gjysmën e Bosnjës, Republikën Srpska dhe një pjesë të mirë të Malit të Zi. Dhënia e nënshtetësisë për shumë mbështetës të tij jashtë Serbisë bëri që disa dhjetëra mijëra njerëz të vinin të votonin në Serbi edhe pse nuk jetojnë këtu. Kombinuar kjo me dobësinë e opozitës që nuk ofroi një alternativë konkrete përballë regjimit, ndaj ishte e parashikueshme që asgjë e veçantë nuk do ndodhte”, tha politikani serb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco