Opozita serbe konteston rezultatin e zgjedhjeve në Beograd, fillojnë protestën dhe grevë urie

Opozita serbe konteston rezultatin e zgjedhjeve në Beograd, fillojnë protestën dhe grevë urie

20:29, 18/12/2023
A+ Aa A-

Koalicioni “Serbia kundër dhunës”, i cili kundërshton rezultatet e zgjedhjeve të Beogradit, organizoi një protestë dhe kërkon anulimin e tyre.

Miroslav Aleksiç dhe Marinka Tepiç kanë nisur një grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd, ka njoftuar Tepiç sonte para ndërtesës së Komisionit Zgjedhor.

Liderët e koalicionit kryesor opozitar synojnë të shkojnë në ndërtesën e RIK-ut dhe të kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd pasi sipas tyre në proces ka pasur parregullsi të shumta.

“Kërkojmë nga Komisioni Zgjedhor që të anulojnë zgjedhjet në Beograd, për shkak të mashtrimit dhe parregullsisë së rezultateve, për shkak të cenimit të vullnetit zgjedhor të qytetarëve të Beogradit. Do t’i dërgojmë të gjitha provat dhe materialet që kemi mbledhur gjatë ditës së djeshme, të cilat tregojnë qartë se rezultati i arritur nga partia Progresive serbe në Beograd është arritur falë njerëzve që janë sjellë për të votuar në Beograd, edhe pse nuk jetojnë atje. Kemi një situatë ku ka ardhur për të votuar ministri i Bosnjë-Hercegovinës, që është e paprecedentë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë rregullsi. Prandaj, këto zgjedhje duhet të anulohen”, tha Miroslav Aleksiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco