Vuçiç si Rama, akuzohet për blerje votash e patronazhistë

Vuçiç si Rama, akuzohet për blerje votash e patronazhistë

20:09, 08/12/2023
A+ Aa A-

Në kulmin e fushatës elektorale në Serbi ka shpërthyer një skandal për blerje votash.

Një grup investigimi gazetarësh zbuloi një call center në periferi të Beogradit, ku me anë të telefonatave rekrutoheshin votues në këmbim të votës për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Në call center ku punon rreth 300 të rinj, qytetarëve u premtoheshin vende pune ose rekrutoheshin për fushatë në këmbim të votave. Sipas mediave serbe, kompania ishte në pronësi të një biznesmeni të afërt më Partinë Progresiste të Aleksandër Vuçiç.

Një gazetar arriti të depërtonte brenda call centerit dhe të ndiqnin gjithë procedurën sesi kryhej rekrutimi i qytetarëve.

Presidenti Serb mohoni se qendra ku bëheshin telefonatat përdorej për blerje votash. Në një reagim të shkurtër ai deklaroi se çdo parti ka nevojë për ekipe të rinjsh që bëjnë telefonata për fushatës.

Zyrtarë të partisë së Vuçiç thanë se pagesat që janë premtuar për gazetarin e infiltruar në qendrën e telefonatave kanë qenë për punën që do kryenin si aktivistë dhe jo për votimet.

Ndërkohë media serbe kanë nxjerrë dokumente që tregojnë se në qendrën e telefonatave përdoreshin lista të detajuara votuesish, si dhe shënime për pagesa apo premtime për vende pune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco