Pas dorëheqjes së Vulin, zgjidhet shefi i ri i inteligjencës së Serbisë

Pas dorëheqjes së Vulin, zgjidhet shefi i ri i inteligjencës së Serbisë

11:05, 08/12/2023
A+ Aa A-

Ish-shefi i Shërbimit për Metoda Speciale Hetimore të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë, Tomislav Radovanoviç, është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA). Emërimi i tij në krye të këtij institucioni vjen pas dorëheqjes së Aleksandar Vulin më 3 Nëntor.

Vulin dha dorëheqjen katër muaj pasi u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara, për përfshirje në veprimtari korruptive dhe destabilizuese, që dëmtojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmë Moskës në veprimtaritë keqdashëse dhe për lidhje me një tregtar armësh dhe një rrjet të trafikut të drogës.

Në një deklaratë pas dorëheqjes, ai theksonte se “SHBA dhe BE po e kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë. Nuk jam shkaktar i shantazheve dhe trysnisë ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejojë veten të jem shkaktar i shantazheve dhe trysnisë ndaj Serbisë dhe botës serbe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco