Greqia në protesta të fuqishme/ Në Athinë dhe Selanik, thyhen xhama dyqanesh dhe sulmohen forcat e policisë

Greqia në protesta të fuqishme/ Në Athinë dhe Selanik, thyhen xhama dyqanesh dhe sulmohen forcat e policisë

08:01, 07/12/2023
A+ Aa A-

Protesta të fuqishme ka pasur mbrëmjen e djeshme në qytetet e Athinës dhe Selanikut në Greqi.

Grupe protestuesish u mblodhën në këto dy qytete në përkujtim të 15-vjetorit të vrasjes së 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos. Protestat përfunduan në një përleshje të ashpër me policinë greke.

Në kryeqytetin helen, një grup personash dogjën kazanë mbeturinash dhe thyhen xhamat e dyqaneve. Sakaq një grup anarkistësh sulmuan policinë me gurë dhe kokteje molotivi.

Nga ana tjetër, forcat e policisë u kundërpërgjigjën me granata trullosëse dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Deri më tani raportohet të jenë arrestuar 47 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco