Arrestohet në Turqi Ljupço Palevski, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut

Arrestohet në Turqi Ljupço Palevski, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut

23:02, 05/12/2023
A+ Aa A-

Ljupo Palevski (Pallço), i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska në Maqedoninë e Veriut është arrestuar nga policia e Turqisë. Sipas informacioneve paraprake, Palevski është kapur në aeroport.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së sotme është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi i cili dyshohet se e ka ndihmuar Palevskin të arratiset nga Bullgaria për në Turqi.

Të dyshuarit tjerë janë të ndaluar dhe për ta është caktuar masa e paraburgimit.

Gjorçevska, në moshën 14-vjeçare u gjet e vdekur, pasi paraprakisht ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar. Për vrasjen e saj akuzohen pesë persona, në mesin e të cilëve edhe babai i saj, i cili dyshohet se ka dhënë informacione për lëvizjet e të bijës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco