Vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut/ Autori drejtonte një parti pro-ruse me qëndrime ekstremiste

Vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut/ Autori drejtonte një parti pro-ruse me qëndrime ekstremiste

12:56, 04/12/2023
A+ Aa A-

Policia dhe prokuroria maqedonase njoftuan të hënën për arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi, si dhe të një personi tjetër të quajtur Pançe Zhezhovski, 74 vjeç nga qyteti i Velesit.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares është gjetur të dielën në Shkup, ndërsa ai 74-vjeçarit është gjetur në Veleshtë.

Vanja Gjorçevska, 14 vjeç, ishte zhdukur më 27 nëntor, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Zyrtarët thanë se motivi i vrasjes së 14-vjeçares ishte përfitimi material nga nëna e vajzës së vrarë. Në këtë krim është përfshirë edhe babai i saj, i cili i ka informuar autorët për kohën kur vajza ka dalë nga shtëpia dhe lëvizjen e saj drejt shkollës.

Sipas policisë, viktima tjetër nga Veleshta nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të tjera me një anëtar të grupit të dyshuar kriminal.

Për ngjarjet tronditëse janë ndaluar deri tani tre persona. Vlatko Kekishov është arrestuar dhe i është caktuar masë paraburgimi. Velibor Manev është personi i dytë në paraburgim. Prokuroria ka kërkuar paraburgim edhe për personin e tretë, Bore Videvski.

Person i katërt është babai i së miturës, i cili sipas prokurorit, ka ndihmuar me informacione rreth ndodhjes së vajzës.

Personi i pestë, që tashmë është arratisur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd të Serbisë, është Lupço Palevski. Ai është arratisur me veturë nga Maqedonia, me gjithë avokatin e tij.

Palevski ka një parti me orientim të djathtë në Maqedoni dhe ka pasur një biznes ndërtimi. Para disa vitesh, pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Kroacia, ai është ndaluar në Serbia dhe ka vuajtur dënimin e kërkuar nga Kroacia.

Të ndaluarit dhe i arratisuri nga Maqedonia kanë bashkëpunuar në dy vrasjet e fundit në Maqedoni, njësoj siç kanë vepruar edhe më herët me mesazhe ksenofobike, pro-ruse dhe gjuhë të urrejtjes.

Sipas hetuesve, vrasjen e dy personave e ka kryer vetë Palevski, i cili pastaj menjëherë është arratisur nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco