Shkup: Zbulohet arsyeja e vrasjes së 14-vjeçares, monstra që kreu krimin ka ikur nga vendi

Shkup: Zbulohet arsyeja e vrasjes së 14-vjeçares, monstra që kreu krimin ka ikur nga vendi

11:25, 04/12/2023
A+ Aa A-

Shkup - Ministri maqedonas për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski para gazetarëve ka thënë sot se dy vrasjet që tronditën vendin janë kryer nga të njejtët persona, por nuk lidhen me njëra tjetrën. Vrasja e të miturës Vanja Gjorçevska është kryer për arsye financiare, duke e rrëmbyen vajzën për të marrë para nga nëna, kurse vrasja e dytë, e 74 vjeçarit nga Velesit, ka lidhje me konflikte të mëhershme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse Maqedonia priti që t’i gjejmë të gjallë, ne dy viktimat i gjetëm të vdekur. Në emër të gjithë MPB-së i shpreh ngushëllimë familjes dhe gjithë Maqedonisë. Pesë persona janë të përfshirë në këtë vrasje. Tre personave ju është caktuar paraburgim, njëri është në arrati kurse babai i të miturës është ndaluar nga policia, si pjesmarrës në këto ngjarje duke dhënë informacione për vendin e ndodhjes së vajzës” tha mes Spasovski.

“Tek vrasja e së miturës bëhet fjalë për kushtësim që të merren para nga nëna e vajzës, dhe kjo është bërë në dijeni të një familjarit” tha Spasovski.

“Ngjarja e dytë, vrasja e 74 vjeçarit nuk lidhet me vrasjen e së miturës, por vetura e viktimës së parë është shfrytëzuar që të përfshirët në krim të kryejnë edhe vrasjen e dytë, të së miturës Vanja Gjorçevska. Kemi informacione se personi i dytë i vrarë (Pançe Zhezhovski, 74 vjeçari=) është vrarë vetëm pse ka pasur konflikt më herët me një nga të dyshuarit për krimin e kryer”.

“I hedh poshtë të gjithë deklaratat e rrejshme dhe lajmet që nxisin urrejtje ndëretnike, duke thënë se të gjithë të dyshuarit për vrasje dhe të vrarët janë maqedonas dhe kjo nuk ka lidhje me krim ndëretnik” tha Spasovski.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco