Bullgaria heq ndalesën e fluturimit ajror për ministrin e Jashtëm të Rusisë

Bullgaria heq ndalesën e fluturimit ajror për ministrin e Jashtëm të Rusisë

21:31, 27/11/2023
A+ Aa A-

Bullgaria ka hapur hapësirën e saj ajrore për vizitën e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në takimin e OSBE-së në Maqedoninë e Veriut.

Duke iu përgjigjur agjencisë së lajmeve ruse TASS, ambasadorja ruse në Bullgari ka konfirmuar se kërkesa e tyre për heqjen e ndalesës është pranuar.

“Ne morëm përgjigje pozitive për notën tonë për kalimin e avionit të Lavrovit në hapësirën ajrore bullgare. Ministria e Jashtme bullgare na njoftoi zyrtarisht se fluturimi në hapësirën ajrore të vendit të ministrit tonë është i lejuar”, ka deklaruar Mitrofanova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco