VIDEO/ Pamjet pak para mbytjes të anijes turke me 14 marinarë në bord

16:43, 27/11/2023
A+ Aa A-

Një media turke ka postuar një video nga momenti kur dallgët ‘mbytin’ anijen jashtë Mytilene.  Këto janë pamjet tronditëse nga momenti kur anija ‘Raptor’ fundoset në brigjet e Lesvos.

Anija siç mund të shihet në video, po ‘luftonte’ për të qëndruar mbi ujë, në momentin kur sterna e saj tashmë ishte fundosur, ndërsa  transmetonte sinjalin e ndihmës së e menjëhershme ‘‘MAY-DAY’.

Valët duket se ngadalë e ‘gëlltitën’ trupin e anijes.

‘Raptor’ ishte nisur nga porti egjiptian i Al Dekheila me destinacion Stambollin.

Anija e mallrave mbante kripë ndërsa ishte ndërtuar në vitin 1984 dhe ishte e gjatë 106 metra.

Gjithsej 14 anëtarë të ekuipazhit, një indian, njëmbëdhjetë egjiptianë dhe dy sirianë, ndodheshin në bordin e ‘Raptor’, i cili u mbyt në rrethana të paqarta, ndërsa anija po transportonte kripë nga Egjipti për në Stamboll.

Detari egjiptian i shpëtuar u gjet nga një helikopter i Marinës ndërsa kishte lëndime të lehta në kokë.

‘Anija po merrte ujë që mbrëmë. U përpoqëm me kova dhe çfarëdo mjeti tjetër që kishim në bord, të nxirrnim ujin, ta zbraznim. Ky është urdhri që na dhanë. Kur filloi të anohej rrezikshëm, atëherë u hodha në det. Pashë edhe 5 persona të tjerë të hidheshin në ujë dhe që nga ajo kohë nuk i pashë më’, dëshmoi ai teksa shprehu dyshime nëse pjesëtarët e tjerë që u hodhën në ujë ishin të veshur me jelek shpëtimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco