Parandalohet atentati në Athinë, zbulohet automjeti me armë

Parandalohet atentati në Athinë, zbulohet automjeti me armë

17:30, 24/11/2023
A+ Aa A-

Një automjet i dyshimtë është zbuluar nga policia greke sot në Paleo Faliro më Athinë.

Brenda mjetit mësohet se jnë gjetur, 1 armë zjarri tip Kallashnikov, 1 granatë dore, karikatorë, një bidon me përmbajtje të panjohur për momentin dhe një kokore.

Sipas të njëjtave informacione, automjeti ishte me targa false.

Makina është pikasur në orën 12:15 të pasdites në rrugën “Niriidon”. Në vendngjarje është nisur një karoatrec për ta hequr atë.

Makina rezulton e denoncuar e vjedhur më 14 shtator, në Drejtorinë e Policisë Nea Ionia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco