Nga sot, KFOR-i i Kosovës do të udhëhiqet nga Turqia

Nga sot, KFOR-i i Kosovës do të udhëhiqet nga Turqia

13:42, 10/10/2023
A+ Aa A-

Nga sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia. Ndërrimi i komandës mes Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş do të bëhet në 11:00, raporton Kosovapress.

Turqia po e merr komandën e KFOR-it në një kohë kritike pas agresionit të Serbisë në veri të Kosovës, ku si pasojë e sulmit humbi jetën polici Afrim Bunjaku ndërsa u plagosën dy të tjerë.

Kosova e ka cilësuar sulmin e terroristëve serbë si një tentativë e Serbisë për të aneksuar veriun e vendit ndërsa ka kërkuar sanksione ndaj saj përpara se të ulen sërish në bisedime për dialogun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco