VIDEO/ Sulmohet në mes të Beogradit ambasadori i SHBA, Christopher Hill: Vrasësi po shëtit

19:30, 08/10/2023
A+ Aa A-

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, ” vrasësi i fëmijëve”, ” Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, ” Populli serb është me Rusinë”.

Me këto fjalë ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit kur ai kishte dalë shëtitje me bashkëshorten e tij.

Pasi e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë “protestuese” e kanë filmuar ambasadorin për gati 10 minuta duke e akuzuar atë për rolin e tij në vitin 1999 kur u bombardua Serbia.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që provoi të gjente një zgjidhje paqesore për Kosovën e Serbinë në atë kohë. Por, Millosheviq i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që çuan më pas në bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd ne mars të vitit të kaluar. Edhe pse kohët e fundit kohët e fundit ai ka mbajtur qëndrime në favor të Beogradit, siç duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i “bombarduesit” të vendit të tyre.

“Populli serb e përkrah Rusinë. Populli serb nuk i përkrah nazistëte Ukrainës”.”Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, ” Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmone serbe”, – kanë qenë disa nga fjalët ndaj ambasadorit. Ai nuk u është përgjigjur sulmeve, por ka vijuar rrugën e tij derisa ka mbërritur në një muze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco