Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

VIDEO/ Incident në Beograd, sulmohet ambasadori amerikan: Vrasësi po shëtit rrugëve

12:03, 08/10/2023
A+ Aa A-

‘Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja’, ‘ vrasësi i fëmijëve’, ‘ Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë’, ‘ Populli serb është me Rusinë’…

Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit derisa ka ecur me bashkëshorten e tij.

Ndërsa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta Ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë. Por, Millosheviq i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd ne mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.

‘Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistëte Ukrainës’.’Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët’, ‘ Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmonë serbe’, kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij dhe i paprovokuar ka ecur drejt një muzeu.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco