Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Deputeti serb dënon vrasjen e policit, Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë

Deputeti serb dënon vrasjen e policit, Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë

22:27, 28/09/2023
A+ Aa A-

Djordje Miketiç, deputeti serb i partisë “Zajedno”, dënoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku nga një sulm i terroristëve serbë në veri të Kosovës.

Ai tha se është e nevojshme të bëhet një hetim i plotë për atë çfarë ndodhi në Banjskë, në një kohë që ende nuk ka një informacion të saktë se sa serbë janë vrarë, sa janë plagosur dhe sa janë dorëzuar.

“Çdo gjë që ndodhi të dielën ishte e tmerrshme. Unë e dënoj fort vrasjen e në polici dhe po ashtu përdorimi i tmerrshëm i dhunë nëse ka ndodhur duhet dënuar. Ne nuk e dimë sa njerëz janë vrarë dhe ne duhet të caktojmë sa serbë janë plagosur apo dorëzuar, kemi nevojë për një hetim për këtë çështje”, tha deputeti serb.

Ai theksoi se e kishte pyetur presidentin Vuçiç lidhur me informacionin se nënkryetari i Listës Serbe ishte mes sulmuesve të policisë së Kosovës, gjë që siç tha serbët kanë nevojë ta dinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco