Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Rrëzohet një helikopter në Greqi, humbi kontaktet me Forcat Ajrore

Rrëzohet një helikopter në Greqi, humbi kontaktet me Forcat Ajrore

10:34, 28/09/2023
A+ Aa A-

Një helikopter është rrëzuar pak minuta më parë në Evian Veriore të Greqisë, 100 km në veri të Athinës.

Në informacionet e para thuhet se helikopteri ishte duke u nisur nga Mantoudi për në Volos, kur papritur humbi kontaktet me Forcat Ajrore.

Sipas medias greke protothema.gr helikopteri është civil dhe u rrëzua në plazhin Achladi në Evia veriore.

Sipas një dëshmitari okular, helikopteri teksa ishte në ajër ka nisur të marrë një anim të çuditshëm, ndërsa pak minuta më vonë është dëgjuar një zhurmë.

Në vendngjarje kanë shkuar guvernatori i rajonit të Greqisë Qendrore, Fanis Spanos, zëvendësguvernatori i rajonit të Evias, Giorgos Kelaidis dhe kryetari i bashkisë Mantoudi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco