Vuçiç 'pranon' përfshirjen e Milan Radojçiç në sulmin terrorist në Kosovë

Vuçiç 'pranon' përfshirjen e Milan Radojçiç në sulmin terrorist në Kosovë

21:50, 27/09/2023
A+ Aa A-

Aleksandër Vuçiç ka pranuar në mënyrë të tërthortë përfshirjen e Radojçiç në sulmin në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. 

Vuçiç ka folur për rastin gjatë një intervite për një televizion (RTS) serb.

"Presidenti i Serbisë A. Vuçiq (indirekt) pranon se nënkryetari i Partisë së Listës Serbe të Kosovës, Milan Radojcic, ishte pjesë e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës.
Vuçiq i tha RTS se do të merret në pyetje nga autoritetet. Sipas Vuçiqit ai nuk është plagosur...

'Millan Radoiçiq kurrë nuk është fshehur, kurrë nuk është turpëruar për rolin e tij... në diçka që ka ndodhur që nuk është në të mirë të Serbisë apo që nuk i ka sjell dobi Serbisë. Ai e konsideron veten luftëtar të lirisë, ai kurrë nuk ka hequr dorë nga shokët e tij dhe kurrë nuk do ta bëjë, por ka gjëra dhe pyetje që ai duhet t’iu përgjigjet', tha presidenti serb.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco