Deputeti serb kërkon dorëheqjen e Vuçiç: Sakrifikoi rininë serbe në Kosovë në luftën kundër Kurtit

Deputeti serb kërkon dorëheqjen e Vuçiç: Sakrifikoi rininë serbe në Kosovë në luftën kundër Kurtit

18:43, 26/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike (DS), Srdan Milivojeviç, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, do të duhet të japë dorëheqjen sepse sipas tij sakrifikoi rininë serbe në Kosovë në luftën e tij ndaj Albin Kurtit. Milan Radoiçiç është në krye të grupit terrorist në Banjskë, atëherë është e qartë se pas gjithçkaje qëndron regjimi në Beograd.

“Nëse Radojçiç ka marrë pjesë në atë akt të çmendur, atëherë është absolutisht e qartë se pas gjithçkaje qëndron regjimi në Beograd i drejtuar nga Aleksandar Vuçiç. Po ta kishte organizuar Radoiçiç apo dikush tjetër pa pëlqimin dhe urdhrin e Beogradit, ai tashmë do të ishte arrestuar ose do të ishte fundi për Vuçiçin”, tha deputeti. Ai e akuzon Vuçiç, duke e etiketuar si gjeneratori i konfliktit në Serbi dhe rajon.

“Pas luftës njëditore mes Vuçiçit dhe Kurtit, Serbia humbi. A beson dikush më se Vuçiç është faktor paqeje në Serbi dhe në rajon? “Është vërtetuar se Vuçiç është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemit dhe nëse ka ndonjë moral do të duhej të jepte dorëheqjen sepse sakrifikoi serbët në Kosovë”, ka theksuar Milivojeviç.

Ai theksoi se institucionet shtetërore do të duhet të njoftojnë se sa persona kanë vdekur në Banjskë dhe sa janë plagosur dhe arrestuar. “Në konferencën për shtyp të dielën në mbrëmje, Vuçiç ka bërë të ditur të gjitha informacionet e pasakta. Qeveria është e detyruar t’i informojë familjet se si dhe pse vdiqën të dashurit e tyre”, -tha Milivojeviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco