Lajmi i fundit

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, policia: Autorët me automatik, ikën me BMW

Po përgatisnin hakmarrjen për masakrën e ndodhur në Greqi, arrestohen 10 persona në Stamboll

Po përgatisnin hakmarrjen për masakrën e ndodhur në Greqi, arrestohen 10 persona në Stamboll

14:48, 21/09/2023
A+ Aa A-

Agjencia turke e lajmeve ANKA raporton për arrestimin e dhjetë turqve në Stamboll të cilët janë përfshirë në masakrën e fundit në Lutsa, Greqi.

Sipas mediave turke bëhet fjalë për anëtarët e bandës së Baris Boyun, të cilët po përgatisnin hakmarrjen për vrasjen e gjashtë personave në Artemisa pak ditë më parë.

Arrestimet u bënë gjatë bastisjeve të policisë në Stamboll dhe Izmir.

Siç thuhet në një njoftim përkatës të Drejtorisë së Policisë së Stambollit, gjatë hetimeve të kryera nga Departamenti i Krimit të Organizuar, anëtarët e organizatës po përgatisnin hakmarrje në Stamboll për shkak të vrasjes së gjashtë anëtarëve të organizatës kriminale Baris Boyoun, në Greqi, 11 shtator .

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 4 pistoleta pa leje, 85 gëzhoja, 6 gramë lëndë narkotike, afërsisht 430 mijë lira turke. Siç thuhet në buletinin përkatës, procedurat hetimore ndaj të dyshuarve të arrestuar po vazhdojnë.

Kujtohet se goditja mafioze me gjashtë turqit e vrarë ndodhi pasditen e së hënës së 11 shtatorit në Greqi dhe të dhënat e para ishin për një larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës.

Më shumë se 20 gëzhoja të gjetura në vendin e krimit, si dhe vetë vendi i ekzekutimit, japin provat e para se si vrasësit lëvizën dhe sa mirë ishte plani i organizuar.

Menjëherë pas aktit kriminal, policia greke ka nisur kërkimin për gjetjen dhe arrestimin e autorëve, duke sinjalizuar alarmin në porte dhe aeroporte për shtim të kontrolleve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco