Detaje të reja nga masakra në Greqi - dëshmitarët: Ishte e tmerrshme, nuk ndalonin të shtënat e armëve

Detaje të reja nga masakra në Greqi - dëshmitarët: Ishte e tmerrshme, nuk ndalonin të shtënat e armëve

22:48, 11/09/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e ndodhur në Greqi, pas të shtënave më armë, ku mbetën të vrarë 6 burra të dyshuar me origjinë shqiptare, identitetet e të cilëve nuk janë zbardhur ende.

Sipas dëshmitarëve që folën për ‘Kathimerini’, dhjetëra të shtëna u dëgjuan rreth orës 18:00 nga kryqëzimi i rrugëve Arionos dhe Akropoleos në Artemida, një qytet rreth 20 kilometra larg Athinës.

“Dëgjuam të shtëna, një breshëri e shumë të shtëna”, tha një banor, ndërsa një tjetër tha se ishte “në shtëpi dhe papritmas dëgjova të shtëna. Më shumë se 100-150 të shtëna.”

“Në fillim mendova se po ndodhte një dasmë.  Dola jashtë, shkova për të parë se çfarë po ndodhte dhe ajo që pashë ishte vërtet e tmerrshme. Katër persona në makinë kanë vdekur dhe dy jashtë. Kam thirrur policinë, kanë ardhur. Kështu pashë dhe atë dëgjova. Rreth orës 6 të mbrëmjes, çerek deri në 6”, tha një tjetër dëshmitar.

Disa dëshmitarë thanë se incidenti i përgjakshëm vazhdoi për disa kohë, ndërsa njëri i përshkroi të shtënat si të shpejta dhe se ato dukeshin sikur “po qëlloheshin me armë automatike nga të dyja palët”.

Mësohet se hetuesit po kërkojnë një makinë dhe një motoçikletë që mund të jenë përfshirë në ngjarje.

Burimet kanë bërë me dije se makinës së viktimave i është bërë pritë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco