Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Takimi mes liderëve të rajonit në Maqedoninë e Veriut ka kaluar pa probleme pasi temat mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë bërë pjesë diskutimi

Takimi mes liderëve të rajonit në Maqedoninë e Veriut ka kaluar pa probleme pasi temat mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë bërë pjesë diskutimi

20:14, 11/09/2023
A+ Aa A-

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në procesin e sivjetmë të Brdo Brijunit, ishte pa shumë tensione, pasi diksutimi i problemeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte temë.

Kjo erdhi mesa duket për shkak që vendet ishin pajtuar të mos diskutonin tema që u takojnë vendeve specifike. 

“Ishte kërkesë e organizatorëve më shumë se dy muaj që tema kryesore të ishte integrimi evropian.”-shprehet Osmani.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh se takimi ishte i suksesshëm për shkak që Kosova dhe Serbia lanë diskutimet e tyre për në Bruksel.

“Prishtina dhe ne i lamë problemet tona për të enjten [takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi që do të mbahet në Bruksel], kështu që sot u fol më shumë për raportet e vetë rajonit të Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së sesa për çdo gjë tjetër”-u shpreh Vuçiç.

Por nevojën për dialog që hapë rrugën drejt Bashkimit Evropian, sidomos në rastin e Kosovës dhe Serbisë, shkarazi e përmendi presidenti kroat.

“Ekzistojnë çështje të hapura, veçanërisht mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën. Këto janë dy procese që zhvillohen paralelisht dhe në të njëjtën kohë dhe dua të ritheksoj se mendoj që bisedimet kanë vlerë dhe më e keqja ndodh kur ndërpriten linjat telefonike, ajo është vdekje, vdekje për dialogun”.

Mes tjerash presidentja e Kosovës thotë se ka kërkuar që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të avokojnë për largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Diskutuam detaje për këtë temë, sidomos nevojën që BE-ja t’i largojë masat në raport me Kosovën pasi që janë joproporcionale.”

Diskutimi në këtë takim u koncentrua në tre pika kryesore, integrimin evropian, largimin e të rinjve nga Ballkani dhe ndryshimet klimatike, për çka u nënshkrua edhe një deklaratë e përbashkët.

“Me koleget e mi biseduam edhe për sfidën më të madhe në rajon shpërngulja e te rinjve. Mesazhi ynë i përbashkët është që t’i dyfishojmë përpjekjet tona rajonale që të rinjtë të mbesin në rajon.”

Në këtë aspekt, presidentja e Sllovenisë u shpreh se duhen ndërmarrë aksione për t’i jetësuar këto zotime.

“Kemi identifikuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në roamingun e Evropës, si dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmin e Bashkimit Evropian për përgjigje ndaj katastrofave natyrore.”

Pjesë e samitit të Brdo Brijunit në Shkup ishin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të përfaqësuara në nivel presidentësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco