Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Vuçiç mban me gairet serbët: Më tha Mitsotakis që nuk do ta njohim Kosovën

Vuçiç mban me gairet serbët: Më tha Mitsotakis që nuk do ta njohim Kosovën

16:40, 22/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është munduar të manipulojë opinionin publik në Serbi në lidhje me qëndrimin e Greqisë ndaj Kosovës. Qëndrim i cili u demonstrua hapur duke ftuar Albin Kurtin në darkën informale dhe duke valëvitur flamurin e Kosovës në Athinë krahas atij të Greqisë, BE-së dhe vendeve tjera pjesëmarrëse.

Vuçiçi thotë se autoritetet greke konfirmuar edhe njëherë se nuk do të ketë ndryshim sa i përket qëndrimit për mosnjohjen e Kosovës.

“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë. Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka thënë Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco