Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Shkon të festojë ditëlindjen në Rodos të Greqisë, 24-vjeçarja vdes duke i rënë pianos

Shkon të festojë ditëlindjen në Rodos të Greqisë, 24-vjeçarja vdes duke i rënë pianos

08:56, 07/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rodos të Greqisë, ku një 24-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht teksa po festonte ditëlindjen e saj në miqtë e saj në një hotel në ishullin grek.

Sipas mediave greke, e reja, e cila sapo kishte marrë diplomën, në një moment u ngrit për të luajtur piano, por aty u rrëzua papritur pa ndjenja.

Miqtë dhe stafi i hotelit njoftuan menjëherë ambulancën, ndërsa një mjek i zonës mbërriti për t’i dhënë ndihmën e parë, por pavarësisht masazhit kardiak, 24-vjeçarja nuk shpëtoi.

Mësohet se, ende nuk dihet shkaku i vdekjes, ndërsa do të jetë autopsia ajo që do e përcaktojë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco