Mercedesit të Abazoviç nuk i punojnë frenat/ Mediat malazeze: Ja çfarë zbuluan hetimet e para

Mercedesit të Abazoviç nuk i punojnë frenat/ Mediat malazeze: Ja çfarë zbuluan hetimet e para

15:54, 05/08/2023
A+ Aa A-

Autoritetet në Malin e Zi kanë nisur hetimet pas lajmit se makinës Mercedes të kryeministrit Dritan Abazoviç nuk i kanë punuar frenat.

Ministria e Brendshme tha se kanë nisur hetimet pasi frenat e makinës ku po udhëtonte Abazoviç u prishën në mënyrë të papritur.

Sipas informacioneve paraprake, sistemin i frenimit në veturën zyrtare ndaloi së punuar plotësisht teksa Abazoviç ishte në Obzoviçë, rreth 50 metra përpara një dasheze të madhe. Abazoviç po kthehej nga një vizitë në Tivat.

Sipas informacioneve jozyrtare, makina nuk ka dhënë asnjë lajmërim në bord.

Pasi mjeti ndaloi në zhavorrin në anë të rrugës, Abazoviç u zhvendos në një veturë tjetër zyrtare, një Audi.

Gazeta Vijesti në Mal të Zi shkruan se nga hetimet paraprake, rezulton se bëhet fjalë për një avari për shkak të vjetërsisë dhe kilometrazhit të konsiderueshëm që ka kaluar automjeti.

Megjithatë hetimi për këtë ngjarje vijon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco