Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Përmbytje masive në Slloveni, humbin jetën 3 persona, stuhi të fuqishme edhe në Kroaci

Përmbytje masive në Slloveni, humbin jetën 3 persona, stuhi të fuqishme edhe në Kroaci

11:48, 05/08/2023
A+ Aa A-

Sllovenia është përballur me reshje të dendura shiu dhe me stuhi duke bërë që shumë zona të jenë  nën ujë dhe si pasojë 3 persona kanë humbur jetën.

Situata alarmante me përmbytjet është në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë, në Mariborin dhe në Celjen, ka detyruar banorët të izolohen në shtëpi, pasi rrugët janë mbuluar nga uji.

Gjithashtu për shkak të motit të keq është mbyllur një urë u mbyll pranë qytetit të Dravogradit pasi ujërat u ngritën në lumin Drava dhe përmbytjet e bënë shumë të vështirë arritjen në qytetin e Crna na Koroskem dhe fshatin Prevalje.

 Ndërkohë moti i keq oka prekur gjithashtu Kroacinë, ku për shkak të stuhisë është ndryshuar edhe ngjyra e detit.

Ndërkohë meterologët kanë paralajmëruar për përkeqësim të motit dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm. Një alarm i kuq është lëshuar për rajonet e Gospi dhe Rijekës, një paralajmërim portokalli është në fuqi për Zagrebin, Splitin dhe Karlovy Vary dhe një paralajmërim i verdhë diku tjeter.

Në Kroaci, ata presin që rrjedhat ujore të dalin nga brigjet e tyre në disa vende dhe të shkaktojnë dëme. Ata nuk përjashtojnë as mundësinë e evakuimeve dhe ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike dhe ujë. Mbrojtja Civile Kroate është në gatishmëri të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco