Dhunohet varri i shkrimtarit Nikos Kazantzakis në Kretë, thyhet kryqi prej druri

Dhunohet varri i shkrimtarit Nikos Kazantzakis në Kretë, thyhet kryqi prej druri

08:25, 03/08/2023
A+ Aa A-

Këto pamje të trishta tregojnë vandalizmin e varrit të shkrimtarit të madh grek, Nikos Kazantzakis në Kretë të Greqisë. Persona ende të paidentifikuar kanë thyer kryqin prej druri mbi varr, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Sipas nënkryetarit të Kulturës së Bashkisë së Heraklionit, Aristea Pleuris, Bashkia do ta restaurojë brenda ditës dëmin e pësuar nga kryqi në varrin e shkrimtarit.

Nikos Kazantzakis konsiderohet si njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë moderne greke. Varri i Nikos Kazantzakis në Kretë ku mbi të shkruhet “Nuk më tremb asgjë, nuk shpresoj asgjë; jam i lirë”, vizitohet çdo ditë nga një numër i madh turistësh, adhurues të veprave të tij.

Disa nga veprat e Kazantzakis janë të përkthyera edhe shqip, si “Tundimi i fundit”, Udhëtim në Malin e Shenjtë”, “Astetika Salvadores Dei”, “Krishti kryqëzohet përsëri”, “Udhëtoj nëpër Japoni dhe Kinë”, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco