Kean: S’duhet ta harrojmë se Kosova është partnere e rëndësishme e SHBA-së

Kean: S’duhet ta harrojmë se Kosova është partnere e rëndësishme e SHBA-së

21:06, 18/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Tom Kean, ka thënë se nuk duhet të harrohet se Kosova është partnere e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në diskutimin e këtij komitetin për Ballkanin Perëndimor, Kean ka shprehur shqetësimin për mosimplementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke shtuar se duhet të formohet por duke u siguruar se nuk do të minohet autoriteti i Qeverisë me krijimin e saj.

“Ne nuk duhet të harrojmë faktin se pavarësisht mosmarrëveshjeve për qasjen aktuale të qeverisë ndaj Serbisë, Kosova është një partner i rëndësishëm i SHBA-së. Për shembull Kosova është partnerja e parë që ka ofruar strehim për refugjatët afganë”, ka thënë Keans, teksa ka përmendur edhe Serbinë si partnere por duke theksuar mosvënien e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e saj.

Kean ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka luajtur rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, por ka shtuar se përpjekjet e saj kanë stagnuar kur ka pasur nevojë për unanimitet në vendimmarrjen në politikë të jashtme, po ashtu, “në lëvizjen e ngadaltë të procesit të anëtarësimit dhe faktit se pesë shtetet anëtare të saj nuk e njohin Kosovën”. Prandaj, ka thënë Kean, SHBA-ja po ndërmerr një rol kryesor në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka çështje tjetër që e mban prapa Ballkanin Perëndimor se sa dështimi për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Nën vëzhgimin e kësaj administrate dhuna në veri të Kosovës kërcënoi një përshkallëzim që mund të përfshinte tërë rajonin. Veprimet e pakoordinuara të kryeministrit Albin Kurti duke përdorur Policinë për të dërguar kryetarët lokalë pavarësisht se u zgjodhën në mënyrë demokratike ishin destabilizuese. Por edhe dhuna nga protestuesit duhet po ashtu të dënohet ashtu si çdo rol direkt apo indirekt që Beogradi ka luajtur në organizimin dhe armatimin e atyre protestave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco