Temperatura mbi 40 gradë, Podgorica kryeqyteti më i nxehtë në Europë sot, ja sa shënoi termometri

Temperatura mbi 40 gradë, Podgorica kryeqyteti më i nxehtë në Europë sot, ja sa shënoi termometri

16:45, 18/07/2023
A+ Aa A-

Temperatura maksimale absolute prej 44.8 gradësh, e cila u regjistrua më 24 gusht 2007, nuk është arritur, por duke pasur parasysh se alarmi i kuq i motit është në fuqi dhe se temperaturat tropikale priten në ditët në vijim, nuk përjashtohet se edhe ai rekord do të thyhet.

Vala e të nxehtit që e ka përfshirë Ballkanin po arrin kulmin këto ditë. Podgorica prej ditësh është qyteti më i nxehtë në rajon dhe sot është edhe kryeqyteti më i nxehtë në Europë, raportojnë mediat rajonale.

Në asfaltin përvëlues të Podgoricës temperaturat arrijnë deri në 50 gradë Celsius. Megjithatë, të dhënat zyrtare meteorologjike tregojnë se në ora 14 në Podgoricë është 40.1 gradë celsius, ndërsa ndjesia subjektive është se është 43 gradë.

Për shkak të temperaturave të larta është rritur edhe rreziku nga zjarri. Zjarrfikësit e Podgoricës që nga mëngjesi i sotëm kanë pasur disa ndërhyrje, por bëhet fjalë për zjarre të vogla, të cilat janë lokalizuar me shpejtësi.

Sot është nxehtë edhe në pjesë të tjera të Malit të Zi. Në Ulqin është 36,2 gradë Celsius, në Nikshiq 35, në Herceg Novi 34,5 dhe në Cetinje 34,4 gradë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco