Gati gjithçka e shkrumbuar! Mijëra të evakuuar nga zjarret në Kroaci, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët

Gati gjithçka e shkrumbuar! Mijëra të evakuuar nga zjarret në Kroaci, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët

11:40, 15/07/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra shtëpi dhe makina janë djegur si pasojë e disa vatrave të mëdha të zjarrit që kanë përfshirë rajonin e Shibenikut në Kroaci.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh.

Qindra zjarrfikës helikopterë dhe avionët e posaçëm janë angazhuar për shuarjen e zjarreve.

Sipas raportimeve të mediave vendase, disa turistë kanë qenë në zonë, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa autoritetet kanë nisur hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco