Persona të panjohur hapën zjarr drejt banesës ku flinin, vritet në Greqi një pushues nga Shkupi, plagoset një tjetër

Persona të panjohur hapën zjarr drejt banesës ku flinin, vritet në Greqi një pushues nga Shkupi, plagoset një tjetër

11:17, 15/07/2023
A+ Aa A-

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i ngjarjes së përgjakshme të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, konkretisht në ora 3:30 të mëngjesit në Hanioti të Halkidikit, shkruan kathimerini.gr.

Bëhet fjalë për dy persona të moshës 39 dhe 45 vjeç, pushues nga Shkupi, Maqedonia e Veriut. Sipas informacioneve të para nga Policia greke, persona të panjohur, kanë hapur zjarr ndaj tyre teksa ndodheshin në banesë me qira.

Për pasojë 39-vjeçari ka mbetur i vdekur, ndërsa 45-vjeçari është dërguar i plagosur fillimisht në Qendrën Shëndetësore Kassandra dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm Polygyros, ku ndodhet për mjekim.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë shpallur në kërkim nga Policia. Rrethanat dhe shkaqet e sakta të ngjarjes fatale janë duke u hetuar nga Departamenti i Sigurisë Polygyros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco