Mazhoranca i jep 5 ministri opozitës, shqiptarët jashtë qeverisë. Ç’po ndodh në RMV

Mazhoranca i jep 5 ministri opozitës, shqiptarët jashtë qeverisë. Ç’po ndodh në RMV

12:41, 08/06/2023
A+ Aa A-

Edhe pse pa rezultat takimi i një dite me parë i Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski  kane shtruar disa opsione kiompromisi në tavolinë për të shkruar drejt konsensusit për të mundesuar ndryshimet kushtetuese që do ti lejonin Maqedonise se Veriut hapjen e kapitujve te antarsimit në BE.

Dimitar Kovaçevski i ka ofruar partisë opozitare, VMRO–DPMNE, pjesëmarrjen në Qeveri nëse kjo parti e mbështet nismën për ndryshimin e Kushtetutës.

Pas takimit Kovaçevski tha se pas miratimit të fazës së parë të ndryshimit të Kushtetutës, do të formohej një qeveri e gjerë, me pjesëmarrjen edhe të opozitës. Sipas Kovaçevskit, opozitës do t’i takonin pesë ministri, me të cilat aktualisht udhëheqë partia që ai drejton, Lidhja Social Demokrate.

“Unë propozova që të votojmë hapjen e Kushtetutës, të miratojmë ndryshimet e nevojshme dhe menjëherë pas votimit të fundit të shkojmë në zgjedhje. Por, gjatë periudhës së kaluar kam kuptuar se për Mickoskin është e rëndësishme që VMRO–DPMNE të jetë pjesë e Qeverisë. Për të dëshmuar se nuk jemi të interesuar për pikë politike, por për të ardhmen e vendit, propozova që menjëherë pasi të votojmë për hapjen e Kushtetutës, VMRO–DPMNE të hyjë në Qeveri”, deklaroi Kovaçevski.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se ka pranuar që kjo parti të jetë pjesë e Qeverisë, por me kusht që ndryshimet kushtetuese të miratohen vetëm pasi të kenë përfunduar bisedimet për anëtarësim në BE dhe të gjitha shtetet anëtare të unionit të kenë ratifikuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

Kreu i VMRO DPMNE-së, gjithashtu kërkoi që në një qeveri të zgjeruar nuk duhet të ketë vend për Bashkimin Demokratik për Integrim, të cilin VMRO DPMNE-ja e akuzon për “përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion” dhe në procese tjera që “kanë dëmtuar interesat kombëtare dhe shtetërore”.

Bashkimi Demokratik për Integrim i është përgjigjur VMRO DPMNE-së për gatishmërinë e tij për të mos marrë pjesë në qeverinë e gjerë.

“BDI-ja është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI-në deri në zgjedhje, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie. E ardhmja evropiane e qytetarëve është e para”, ka shkruar ministry I jashtem nga rradhet e BDI-së, Bujar Osmani.

Kushtëzime për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese ka edhe nga partitë opozitare shqiptare. Ato kërkojnë që ndryshimet të përfshijnë edhe ndryshimin e përkufizimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë.

Aktualisht, gjuha shqipe njihet si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullatës së Maqedonisë së Veriut.

Kushtetuta duhet të ndryshohet në pjesën e preambulës, për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues që është kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e mosmarrveshjeve  për gjuhën, identitetin dhe dallimet historike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco