‘S’do të jem kryeministër i Serbisë’, Daçiç hedh poshtë raportimet

‘S’do të jem kryeministër i Serbisë’, Daçiç hedh poshtë raportimet

13:54, 07/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka thënë sot se është i pasaktë lajmi se po shqyrtohet mundësia e zgjedhjes së tij si kryeministër në rast të dorëheqjes së Ana Bërnabiqit.

“Kjo nuk ka qenë fare temë dhe as nuk është përmendur në bisedën time të djeshme me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Por planet dhe qëllimet e bashkëpunimit tonë në periudhën e ardhshme”, tha Daçiç për Tanjug.

Disa media në Serbi kanë raportuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po e konsideron Daçiçin si kryeministër të ri në rast se  Ana Bërnabiq largohet nga ky post.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco