VIDEO/ Kush është më i forti? Protestuesit serbë dhe ushtarët amerikanë të KFOR-it ‘ndeshen’ në tërheqje litari

VIDEO/ Kush është më i forti? Protestuesit serbë dhe ushtarët amerikanë të KFOR-it ‘ndeshen’ në tërheqje litari

16:51, 06/06/2023
A+ Aa A-

Prej më shumë se 10 ditësh tashmë serbët protestojnë në 3 komuna në veri të Kosovës për të mos lejuar futjen në zyra të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat ata i bojkotuan. Protestat shpesh kanë qenë të dhunshme, duke shkaktuar edhe krizën e radhës ndërkombëtare mes dy shteteve dhe shtimin e numri të forcave të KFOR-it në Kosovë, për të garantuar sigurinë.

Por në një video të publikuar në portalin “Kosovo Online”, një faqe lajmesh në gjuhën serbe, shfaqet një moment argëtues mes protestuesve serbë dhe ushtarëve amerikanë të KFOR-it në Leposaviç. Si pjesë e “lojërave sportive të punëtorëve”, një ngjarje e përvitshme në këtë zonë, ushtarët amerikanë dhe serbët kanë zhvilluar një garë me tërheqje litari, të fituar nga ushtarët amerikanë me rezultatin 2-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco