Tragjedia me 14 viktima/ Dënim me kusht për dy drejtorët e spitalit që u përfshi nga zjarri në Tetovë

Tragjedia me 14 viktima/ Dënim me kusht për dy drejtorët e spitalit që u përfshi nga zjarri në Tetovë

15:07, 05/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata Themelore në Tetovë ka dhënë vendimin për zjarrin në spitalin modular gati dy vite, ku vdiqën 14 persona. Ish drejtorët e spitalit, Florin Besimi dhe Artan Etemi u dënuan me nga 1 vit e gjysmë me burg, por me kusht. Kjo nënkupton se ata mbeten në liri ndërsa në burg mund të shkojnë vetëm në rast se përsërisin veprën në tre vitet e ardhshme.

Ndërkohë, trupi gjykues la të lirë mjekun Boban Vuçevski , ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale “Mos respektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

“Të akuzuarve Florim dhe Artan, iu caktohet dënimi me nga një vit e gjashtë muaj burg me kusht. Në pajtim me Nenin 49 dhe Nenin 50 të Kodit Penal, ata nuk duhet ta vuajnë nëse në afat prej tre vitesh nuk bëjnë vepër të re penale. Në pajtim me Nenin 96 Spitali Klinik i Tetovës dënohet me dënim me para në vlerë prej një milion denarë, që duhet ta paguaj 30 ditë pas sjelljes së vendimit”, tha Jordan Velkovski, Kryetar i Trupit Gjykues.

Gjykimi për modularin e Tetovës filloi në shtator të vitit të kaluar nërsa për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit ndihmuan edhe ekspertë nga Gjermania, të cilët kishin konstatuar se shkaktar i zjarrit ka qenë një qark i shkurtër në një kabllo zgjatuese. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë me pasojë vdekjen e 14 personave të sëmurë me covid-19 ka pasur reagime e protesta të shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco