Vuçiç në takimin me partinë e tij: Jam gati të vdes, por nuk e dorëzoj pushtetin pa zgjedhje

Vuçiç në takimin me partinë e tij: Jam gati të vdes, por nuk e dorëzoj pushtetin pa zgjedhje

21:05, 04/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sot ka mbajtur një takim të kryesisë më të ngushtë të partisë së tij, SNS-së dhe u ka bërë të qartë kolegëve të tij qëllimin lidhur me pushtetin që ai mban.

Ai ka përsëritur sot qëndrimin e tij se nuk do të lejojë formimin e një qeverie tranzitore, por theksoi se është i gatshëm të bëjë një referendum për mbajtjen e detyrës si presidentt i vendit.

"Më mirë vdes se t'ia lë Serbinë llumit! Unë do t'i shpall të gjitha zgjedhjet, jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam frikë fare! Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por nuk do t'ua dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje,"- tha Vuçiç.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se është e gatshme të japë dorëheqje nga posti në çdo moment, por ka shtuar se presidenti i Serbisë, “për momentin e refuzon”. Megjithatë ka shkruar në Tëitter se Partia Progresive Serbe është gati për zgjedhje.

Nga ana tjetër, Vuçiç, po ashtu duke folur për kërkesat e protestës vuri në dukje se disa prej tyre janë përmbushur, disa mund të diskutohen por disa janë të pamundura për t'u bërë, siç është dorëheqja e ministres së Policisë Bratislava Gashiç.

Ai e shpjegoi qëndrimin e tij duke thënë se qeveria kalimtare "nuk do të jetë qeveria e Serbisë, por qeveria e grupeve të interesit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco