Lajmi i fundit

Inceneratori i Fierit/ Ja dënimi për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe të tjerët

Turqia ‘blindon’ Kosovën me batalionin elitë, nis 500 forca komando në veri

Turqia ‘blindon’ Kosovën me batalionin elitë, nis 500 forca komando në veri

14:39, 04/06/2023
A+ Aa A-

Ashtu siç kishte njoftuar ministria e mbrojtjes turke, këtë të dielë Turqia iu përgjigj thirrjes së NATO-s duke dërguar 500 trupa të një batalioni komando për në veri të Kosovës.

Shifra u zbulua për mediat ndërkombëtare nga një zyrtar në ministrinë turke, në kushtet e anonimatit.

Pamjet e forcave komando që do të dislokohen në Kosovë janë publikuar brenda një avioni ushtarak janë publikuar sot nga ministria e mbrojtjes turke.

Kontigjenti turk i përbërë vetëm nga forcat komando, elita e Forcave të Armatosur Turke do i bashkohet forcave paqeruajtëse të misionit të NATO-s KFOR pas trazirave të dhunshëm të kësaj jave. Kërkesa për të shtuar trupat në Kosovë erdhi nga Komanda e Forcës së Bashkuar Aleate e NATO-s në Napoli. Batalioni do të shërbeje si njësi rezervë.

Dhuna e paprecedentë e shtyu NATO-n të njoftonte se do të dërgonte në Kosovë mbi 700 trupa shtesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco