Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Eurodeputeti austriak: BE po shqyrton ngrirjen e bisedimeve me Serbinë

Eurodeputeti austriak: BE po shqyrton ngrirjen e bisedimeve me Serbinë

11:33, 30/05/2023
A+ Aa A-

Eurodeputeti dhe kryetari i Partisë së Gjelbër Europiane, Thomas Waitz tha se përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës janë “rezultat i viteve politikë etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit dhe retorikës përçarëse”.

Ai tha se “BE tashmë po e diskuton një ngrirje të bisedimeve për anëtarësim me Serbinë”, raporton Gazeta Express.

Austriaku i dënoi sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve, ndërsa tha se Partia Popullore Europiane (EPP) duhet ta përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Vuçiçin.

“Këto përshkallëzime janë rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit dhe retorikës përçarëse. Edhe ushtarët dhe gazetarët e KFOR-it janë bërë objektiva të kësaj gatishmërie për dhunë. I dënoj sulmet në termat më të fortë. Partia Popullore Evropiane (EPP) duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiçin, kundër të cilit po zhvillohen protesta masive aktualisht në Serbi”, thuhet në një deklaratë dërguar mediave.

Waitz thotë se “kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën në veri” dhe që të dyja palët të kthehen në tavolinën e dialogut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco