Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Vuçiç shkon në kufi me Kosovën/ Politologu: Bandat e tij në veri u ekspozuan nga 'New York Times'

Vuçiç shkon në kufi me Kosovën/ Politologu: Bandat e tij në veri u ekspozuan nga 'New York Times'

20:52, 29/05/2023
A+ Aa A-

Pas dhunës në veri nga protestues që u përplasën me KFOR-in, ka reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të nxisë konflikt mes serbëve dhe NATO-s. Ai ka thënë se Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë.

“Edhe pse ne e kemi thënë prej muajsh që Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë, pak njerëz deshën ta dëgjojnë të vërtetën. Në tre ditët e fundit, secili mund ta kuptojë se çfarë është përgatitur për sot”.

“Gjithçka është organizuar nga Albin Kurti që të nxitet një konflikt mes serbëve dhe NATO-s, dhe ai është përgjegjësi i vetëm. Ai dëshiron që t’i lajë duart e tij dhe të thotë që kjo situatë s’ka të bëjë asgjë me të”, tha Vuçiç.

Sipas mediave serbe, pas adresimit të tij në Beograd, ai do të shkojë për vizitë te kufiri me Kosovën, ku është vendosur edhe ushtria serbe.

Ndërkohë duke komentuar dhunën e protestuesve serbë në veri gjatë përleshjeve me forcat e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës, politologu boshnjak Jasmin Mujanoviç tha se protestuesit në veri janë “banditë të armatosur të Vuçiçit”.

Mujanoviç tha se të njëjtët banditë e kanë terrorizuar rajonin e Ballkanin për një kohë të gjatë, dhe së fundmi, sipas tij, janë ekspozuar nga artikulli i gazetës prestigjioze amerikane 'New York Times'.

Kjo gazetë në një artikull të publikuar së fundmi, e ka lidhur drejtpërdrejtë presidentin serb Aleksandar Vuçiç me krimin e organizuar në Serbi dhe më gjerë.

“Këta nuk janë protestues, këta janë banditët famëkeq të Vuçiçit që e kanë terrorizuar rajonin për një kohë të gjatë, dhe janë ekspozuar nga një artikull së fundmi nga NYT. Deklaratat e dy ditëve të fundit të QUINT-it qartazi kanë trimëruar ata dhe bosin e tyre në Beograd”, shkruan ai, duke komentuar pamjet e dhunës nga veriu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco