Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Vuçiç: KFOR s’ka vepruar si duhet

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Vuçiç: KFOR s’ka vepruar si duhet

12:27, 27/05/2023
A+ Aa A-

Në mbyllje të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Serbia ka dalë në 2 përfundime.

Referuar asaj që shkruajnë media serbe, sipas presidentit Aleksandar Vuçiç, KFOR nuk ka vepruar si duhet në rastin e tensioneve në veri të Kosovës, e ndërsa nga ana tjetër është marrë vendimi “që të mbahet deri në një njoftim tjetër gatishmëria e nivelit më të lartë ushtarak”.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, është i autorizuar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it, në përpjekje për të siguruar që KFOR/NATO të përmbush funksionin dhe mandatin e saj, në përputhje me aktet relevante të OKB-së, dhe të mbrojë serbët në Kosovë”, thuhet në njoftim, siç e cituan mediat serbe.

Për situatën në veri të vendit, ndërkombëtarët kanë qenë më të ashpër në retorikën e tyre ndaj Kosovës, duke thënë se ajo duhet të çtensionojë menjëherë situatën vetëm nëpërmjet dialogut. Edhe Serbia e bën Prishtinën zyrtare përgjegjëse, mirëpo kryeministri Albin Kurti është shprehur se po respekton Kushtetutën e vendit.

Tensionet erdhën pasi 4 kryetarët shqiptar të komunave në veri të vendit morën detyrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco