Greqi/ Përdhunuan në grup 26-vjeçaren në sy të partnerit, burg të përjetshëm për autorët

Greqi/ Përdhunuan në grup 26-vjeçaren në sy të partnerit, burg të përjetshëm për autorët

20:00, 18/05/2023
A+ Aa A-

Dy pakistanezë janë dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen që tronditi opinionin publik. Dy personat përdhunuan në grup një 26-vjeçare në sy të partnerit të saj.

E reja në dëshminë e saj tregoi se u abuzua nën kërcënimin e armës dhe se ishte dërguar në një vend të braktisur në zonat e Kilkis.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 14 janarit të 2022. Dy persona u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa një i tretë dënua me 21 vjet e 6 muaj burg, pasi ishte i përfshirë në komplotin për grabitjen e çiftit.

“Ata na detyruan t’i ndiqnim, na çuan në një ndërtesë të braktisur dhe na morën të gjitha gjërat. Të tre kishin armë. Krahas grabitjes kanë dhunuar edhe partnerin tim.”, ka treguar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco