Përmbytje në Serbi, Novi Sadi nën ujë

Përmbytje në Serbi, Novi Sadi nën ujë

11:44, 18/05/2023
A+ Aa A-

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në pjesën më të madhe të Serbisë. Në disa vende ka pasur nevojë për intervenim dhe dhe tre persona janë evakuuar. Dy persona janë lënduar gjatë stuhisë në Novi Sad, ndërsa dhjetë shtëpi janë përmbytur në Koceljevë. Autoritetet kanë bërë të ditur se për momentin nuk ka viktima

Një stuhi e fortë mbrëmë ka shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Serbisë.

Në stuhinë që goditi Novi Sadin pak pas orës 19:00, rrugë të shumta u përmbytën. Trafiku është vështirësuar dhe në disa pjesë të qytetit është i bllokuar.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit evakuuan dy persona nga çatia e një automjeti të përmbytur në rrugën Partizanska në Novi Sad.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco