Shënohet vitktima e 10-të nga sulmi në shkollën e Serbisë

Shënohet vitktima e 10-të nga sulmi në shkollën e Serbisë

14:54, 15/05/2023
A+ Aa A-

Ka vdekur një nxënëse që po trajtohej në Klinikën e Fëmijëve në Beograd.

Ajo iu nënshtrua plagëve të cilat i morri gjatë të shtënave në shkollën fillore Vlladislav Ribnikar, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë, njofton televizioni serb, RTS.

Siç njoftoi Ministria  serbe e Shëndetësisë, pacientja e cila po trajtohej në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirshovë me lëndime të rënda në kokë, të rrezikshme për jetën, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pavarësisht ndërhyrjes urgjente kirurgjikale dhe të gjitha masave të trajtimit intensiv.

Kjo vogëlushe është viktima e 10 e krimit monstruoz që ndodhi më 3 maj në Beograd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco